Kronikë

Arti në zi/ Ndahet nga jeta balerini i njohur i Teatri Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

08:54 - 18.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare, një nga figurave më të spikatura të Baletit, “Artisti i Merituar” Albert Janku.




Lajmin e ka bere me dije ne rrjetet sociale Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

TKOB shkruan se nga Albert Janku, spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”.

“Nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish”, thuhet ne njoftimin e TKOB

Njoftimi i TKOB: 

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 83 – vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit, “Artistit të Merituar” Albert Janku.

Një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Një karrierë që e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role.

Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”.

Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj.

Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku.

Nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të botës së baletit e artit.
U prehtë në paqe!

320654740_555291822763180_8307789477283663130_n320520881_714331709886976_8512992689130726572_n320730684_3414627532099092_7542887012158822728_n320723061_671535371330124_3866646053622998750_n320559218_720134189459114_8198907611534598396_n

©


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.