BOTA

Baba Vanga tregon se çfarë gjërash të tmerrshme do të ndodhin në vitin 2023 (Video)

23:30 - 18.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profetesha e famshme Baba Vanga kishte bërë parashikime për vitin 2023 dhe tani, të gjithë po pyesin nëse parashikimet e saj do të realizohen.




Gjyshja misterioze nga Bullgaria e quajtur Baba Vanga, e cila vdiq në vitin 1996 pushton periodikisht mediat me parashikimet që kishte bërë.

Për ata që nuk e dinë, fama e kësaj gruaje u ngrit në qiell kur doli në dritë parashikimi që ajo bëri për përplasjen e 11 shtatorit.

Kur vdiq në vitin 1996 në moshën 84 vjeçare ajo la një fletore në të cilën regjistroi atë që do t’i ndodhte njerëzimit deri në vitin 5079.

Duke qenë se na ndajnë vetëm pak ditë nga lamtumira e vitit, le të shohim parashikimet për vitin e ardhshëm.

Sipas një gazetari nga Sky News, Baba Vanga ka pohuar se në vitin 2023 do të ndodhë një stuhi diellore, e cila do të shkaktojë shkatërrim masiv. Nëse ndodh një ngjarje e tillë, ndërkomunikimet do të ndërpriten në mbarë botën.

Një tjetër ngjarje që Baba Vanga parashikoi është se një asteroid do të bjerë në Tokë, i cili do të shkaktojë fatkeqësi të mëdha mjedisore.

Parashikimi i saj i fundit për vitin 2023 ka të bëjë me përdorimin e armëve biologjike, që është veçanërisht prekëse duke pasur parasysh klimën aktuale gjeopolitike në fund të vitit 2022.

Shënimet e Babës janë komplekse dhe kërkojnë kohë për t’u deshifruar.

Le të shpresojmë që të mos rezultojë e vërtetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.