LAJMI I FUNDIT

Franca duhet të bëjë kujdes në këtë pikë, ja çfarë statistike e favorizon Argjentinën përballë ‘gjelave’…

10:10 - 18.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që kur Leo Mesi shënoi penalltinë e tretë të kompeticionit kundër Kroacisë, fjala “penallti” ka qenë në gojën e të gjithëve. Ja pra, me “asist” të argjentinasit krijohet një mundësi për të përpiluar të gjitha statistikat dhe shifrat lidhur me ekzekutimet nga pika e bardhë.




267 është numri i 11- metërshave të akorduara në historinë e Kupës së Botës. Rekordin e mban edicioni i vitit 2018-të, gjatë të cilit u vërshëllyen 29 penallti. 56 penallti nga 267 nuk janë shndërruar në gola. Kjo shifër përkon me 20.9 për qind të totalit.

19 penallti e bëjnë Spanjën skuadrën që ka goditur më shumë herë nga pika e bardhë nëpër Kupa Bote. E të mendosh që deri në vitin 1982, i ishte akorduar vetëm një…

2 penallti nga 19 ka humbur Spanja, e që të dyja rastet u regjistruan në edicionin e vitit 2010-të, në fund të të cilit “La Roja” u kurorëzua kampione bote.

5. Leo Mesi dhe Herri Kejn janë dy lojtarët e vetëm në histori që kanë ekzekutuar nga 5 penallti në Kupën e Botës. Mesi shënoi 3 dhe humbi 2, ndërsa Kane ka humbur vetëm një (kundër Francës).

4. Vetëm dy lojtarë kanë shënuar 4 penallti në një edicion të Botërorit: portugezi Euzebio në 1966-ën dhe holandezi Rob Rensenbrink në 1978-ën. 4 penallti të marra, 4 të konvertuara.

3. Pas Euzebios dhe Rensenbrinkut, janë katër lojtarët që kanë shënuar 3 penallti gjatë një edicioni të Kupës së Botës: Hristo Stoichkov në 1994-ën, Antuan Griezman dhe Herri Kejn në 2018-ën. Leo Mesi sivjet ka shënuar tre, por Botërori i tij i mundëson edhe një ndeshje.

2 skuadra kishin shënuar 4 penallti gjatë një edicioni të Kupës së Botës: Holanda në 1978-ën dhe Portugalia në 1966-ën.

4 penallti ka fituar Argjentina këtë Botëror, më shumë se çdo kombëtare tjetër.

13. Meksika ka marrë më shumë penallti në Kupën e Botës se Italia: 13 për meksikanët, 11 për italianët.

5. Ndër skuadrat që kanë fituar të paktën një herë Kupën e Botës, ajo që ka marrë më pak penallti në historinë e saj është Uruguai. Vetëm 5 penallti në 60 ndeshje, ose 0.08 penallti për ndeshje.

5 penallti janë akorduar në favor të Arabisë Saudite në vetëm 19 ndeshje të luajtura, ose 0.26 penallti për ndeshje.

0 penallti për “Luanët e Atlantit”. Në fakt, Maroku, gjysmëfinalist i këtij edicioni, nuk e ka shijuar asnjëherë ndjesinë e 11-metërshit.

0 penallti në historinë e Botërorëve për Xhamajkën, Hondurasin, Irlandën e Veriut, Korenë e Veriut, El Salvadorin, Zelandën e Re, Turqinë, Angolën, Bosnjën dhe Kinën.

4. Leo Mesi nuk është i vetmi argjentinas që ka shënuar 4 penallti në Kupën e Botës. Gabriel Batistuta, gjithashtu, shënoi 4:2 në 1994-ën dhe 2 në 1998-ën.

9 portierë kanë pritur dy penallti në Kupën e Botës: Abrahamson (Suedi, 1938), Tomashevski (Poloni, 1974), Meola (SHBA, 1990), Zubizarreta (Spanjë, 1990), Fridel (SHBA, 2002), Kazijas ( Spanjë, 2002 dhe 2010), Kavaguçi (Japoni, 2006 dhe 2010), Shmajkëll (Danimarkë, 2018) dhe Shezni (Poloni, 2022).

5. Spanja është kombi ndaj të cilit janë mohuar më shumë penallti: gjithsej 5. Vetëm pas vijnë Franca dhe Polonia, ndaj të cilëve u munguan 4 penallti.

25. Midis dështimit të skocezit John Hjui kundër Bluve më 15 qershor 1958 dhe atij të suedezit Stafan Taper kundër Polonisë më 26 qershor 1974, asnjë penallti nuk u humb. Një seri prej 25 penalltish të shënuara, duke përfshirë 16 vite me gjuajtje të pamëshirshme.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.