AKTUALITET

Kupa e Botës 2022/ Pele: Me siguri Diego do të buzëqeshë tani!

22:42 - 18.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I madhi Pele dërgoi mesazhin e tij për Argjentinën që fitoi Kupën e Botës, duke komentuar se “Messi e meritoi trofeun në bazë të paraqitjes së tij”, ndërsa nuk harroi as Maradonën, duke thënë se “me siguri Diego do të buzëqeshë tani”.




Me detaje veterani i futbollit brazilian ka shkruar në profilin e tij në Instagram se si, “Sot, futbolli vazhdoi të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë bindëse. Messi fiton Botërorin e tij të parë, siç e meritonte në bazë të performancës së tij. Miku im i dashur, Mbappe, shënoi katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të dëshmosh këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos e përgëzoja Marokun për vrapimin e jashtëzakonshëm. Shkëlqyeshëm të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinë! Me siguri Diego po buzëqesh tani”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.