AKTUALITET

Çfarë po ndodh? Pajisje të rënda të KFOR-it shihen duke lëvizur në drejtim të Mitrovicës

17:13 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pajisje të rënda të KFOR-it janë pikasur duke lëvizur në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar në drejtim të Mitrovicës. Sot shënon dita e dhjetë qëkur veriu është barrikaduar, ndërsa ekipet e KFOR-it janë duke e përcjellë situatën.




Mediat në Kosovë shkruajnë se janë parë pajisje të rënda të KFOR-it duke kaluar në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar për në Mitrovicë.

Aktualisht, situata në komunat veriore është e qetë por se rrugët për në pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët e serbëve.

Nga ana tjetër, sot shënon dita e dhjetë e vendosjes së barrikadave nga serbët në veri të Kosovës. Serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

Por, sipas Kurtit, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave. Megjithatë, kryeministri Kurti ka thënë se barrikadat e tilla nuk mund të tolerohen gjatë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.