Kronikë

I dënuar më herët për vjedhje/ I riu ‘nuk zë mend’, kapet me lëndë narkotike

13:24 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi lëvizte me lëndë narkotike dhe vendoste baste sportive në celular.




Shtetasit me iniciale K. M., 29 vjeçi është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ku rezultoi se është dënuar më herët për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Kanosën një shtetas, pasi pretendonin se u kishte vjedhur sende në banesat e tyre, vihet në pranga 29-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. 29-vjeçari u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, si dhe me faqe online aktive në celular, për vendosjen e basteve sportive. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se një shtetas ishte kanosur nga 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të saj. Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 29 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. S., 36 vjeç, banues në Mamurras, Laç. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 29-vjeçar (të dënuar më parë për vjedhje), pasi pretendonin se u kishte vjedhur sende në banesat e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit të arrestuar K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe konstatuan se 29-vjeçari mbante aktive në celularin e tij, faqe online për vënien e basteve sportive.
Vijon puna për kapjen e shtetasit J. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.