Kronikë

FOTO/ Ja kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Greqi

09:29 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë publikuar indenitet e dy shqiptarëve që u ekzekutuan mbrëmjen e së dielës në një lokal në sheshin e Nea Zmirni. Bëhet fjalë për Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranja, të cilët janë dy viktimat e atentatit mafioz në Athinë.




41 vjeçari Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe humbi jetën në vengjarje, ndërsa shqiptari tjetër, 44-vjeçari Armando Ogranja u qëllua në gjoks. Ai u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

shqiptare greqi vrasje

Vrasësi gjakftohtë i dy shqiptarëve në Greqi fillimisht skanoi zonën në sheshin Nea Smyrni dhe më pas u fut brenda në lokalin e mbushur me klientë duke i qëlluar për vdekje.

 

shqiptare greqi vrasje2

Ai mban veshur kominoshe të zeza, xhup me kapuç, çizme sportive dhe maskë kirurgjikale. Kur afrohet drejt tavolinës ku ishin ulur viktimat është i ftohtë, nuk i interesojnë klientët përreth, nxjerr pistoletën nga xhepi i xhupit me dorën e djathë dhe qëllon.

 

shqiptare greqi vrasje3

Krimi i rëndë ndodhi pak pas orës 21:30. Pasi qëlloi mbi dy shqiptarët, vrasësi u largua nga vendngjarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.