AKTUALITET

Ndryshon rregulli, nxënësit nga klasa e parë në të tretën do i marrin librat e reja çdo vit

13:19 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo vit të ri shkollor, tekstet për fëmijët nga klasa e parë në të tretën do të jenë të reja dhe do të merren falas.




Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije lajmin pas vendimeve të qeverisë, ku tha se është miratuar dhënia e teksteve falas për fëmijët e shkollës fillore nga klasa e parë në të tretën.

Kjo për arsyen se vogëlushët nuk munden t’i mirëmbajnë librat që të jenë të pastra dhe gati për fëmijët e tjerë më të vegjël se ata.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxëvësit pasi i përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë vitin tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.