Kryesore

SPAK-u me ‘kokë’ të re, Meta akuzon Ramën se ka kapur Reformën në Drejtësi: Jam përplasur me bandën e tij! Unë i kam bërë gjërat me ligj

21:37 - 19.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi këtë të hënë se reforma në drejtësi është e kapur prej kryeministrit Rama.




I ftuar në emisionin “Pa censurë” në RTSH, Meta theksoi se shefi i qeverisë po e përdor Prokurorinë e Posaçme për t’ia vërsuluar politikanëve të opozitës.

Ai shtoi se personalisht nuk ka asnjë shqetësim nga SPAK, pasi gjatë gjithë karrierës politike ka zbatuar ligjet dhe Kushtetutën.

“Atë e ka thënë vetë Rama në Kongres që SPAK-u është krijesë e Partisë Socialiste. Si mund të ishte Ramaforma pa Edi Ramën. Unë i kam bërë gjërat me ligj dhe jam përplasur me bandën e Edi Ramës dhe me ata ambasadorë të korruptuar nga Edi Rama.

Do dali shumë qartë që Ilir Meta ka bërë çdo përpjekje për të ndalur kapjen e drejtësisë dhe dështimin e reformës.

Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë lloj surprize, as nga SPAK-u, as nga prokuroria, as nga çdo SPAK në botë, se e di që gjatë karrierës sime kam respektuar çdo ligj të vendit tim dhe çdo ligj të shtetit me të cilin kam pasur marrëdhënie.

Përpjekjet e Edi Ramës për të frikësuar politikanët e opozitës se do tu ndërsejë SPAK-un apo rrugaç siç bëri në rastin e agjentit të policisë, nuk do të funksionojnë”, shtoi ai.

Meta shtoi në fjalën e tij se marrëdhëniet me SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të jenë të shkëlqyera për të.

Ai nënvizoi se përpjekja për ta paraqitur atë si një person të padëshiruar nga SHBA-të është bërë nga kryeministri Rama për të mbuluar korrupsionin e qeverisë së tij.

“Marrëdhënia ime me SHBA-të ka qenë është dhe do të jetë e shkëlqyer. Kur them këtë, kjo nuk do të thotë që nuk ka patur debate apo përplasje, por ato asnjëherë nuk janë bërë nga ilir Meta, në çdo pozicion që ai ka patur, por janë bërë për të mbrojtur interesat e SHBA-ve dhe NATO-s në rajon. Kam bërë gjithçka për të mbrojtur investimin që kanë SHBA-të në Shqipëri.

Përpjekjet e Edi Ramës për të krijuar idenë se Ilir Meta është një problem për marrëdhëniet me Amerikën, janë bërë për shkak të korrupsionit të tij dhe enturazhit të tij”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.