AKTUALITET

Vendimi për arsimin parauniversitar, Kushi: Tekste falas për nxënësit deri në klasë të 3-të

16:07 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijët nga klasa e parë deri në të katërt do të marrin libra falas çdo vit. Ky është vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.




Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi komunikoi vendimin e ri të qeverisë.

Gjatë komunikimit për mediat Kushi tha se: “Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas çdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë”

Një vendim tjetër prek sportistët elitarë, që kanë fituar medalje në evente të rëndësishme sportive në botë. Por jo vetëm ata, edhe trajnerët e tyre.

“45 milionë lekë për sportistët elitarë dhe trajnerët”.

Në vendimet që u komunikuan, ishte ministri dhe ministri Niko Peleshi, që iu përgjigj gazetarëve për një kërkesë e shprehur kohë më parë nga kryeministri për të ngritur një bazë ushtarake të NATO-s, në portin e ri, Poro Romano. Ai tha se pak ditë më parë ka zhvilluar një takim me Christopher Cavolin, komandantin suprem të NATO-s, dhe projekti është në diskutim.

Në mbledhjen e qeverisë, është miratuar vendimi për marrjen e një huaje nga Italia, në shumën e 30 milionë eurove hua për ngritjen e sistemeve të mbrojtjes civile. Ky sistem do të shtrihet në 12 qarqet. Me këtë fond do të blihen edhe dy mjete ajrore për shuarjen e flakëve, gjatë periudhës së nxehtë të verës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.