AKTUALITET

Atentati me dy shqiptarë të vrarë në Greqi, flet e reja: Isha me shpinë kur sulmuesi…

12:51 - 20.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë disa ditë më parë, ku dy shqiptarët Kreshnik Çerçiza dhe 44-vjeçari Armando Organja u vranë në lokal ku të pranishëm ishin shumë qytetarë, ku mes tyre ngeli e plagosur dhe një grua.




Lidhur me ngjarjen e plagosura ka rrëfyer se ndodhej në lokal bashkë me motrën e saj në momentin kur ka ndodhur ngjarja, si dhe nuk ka arritur të identifikojë autorin pasi ishte me shpinë.

Sakaq shton se të shtënat e kanë lënë me një plagë në këmbë dhe fatmirësisht jo në kokë.

“Isha me motrën time në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët kanë vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha në shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan. Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.