LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Francezët publikojnë provat: Ja pse duhet të anulohej goli i tretë i Argjentinës

08:24 - 20.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Argjentina mundi Francën me penallti në natën e të dielës, duke u shpallur Kampione Bote dhe duke i marrë fronin “gjelave”. Në fund të një ndeshje dramatike, Mesi & Co. ia dolën të bënin të tyren Kupën. Por si zakonisht në raste të tilla, polemikat nuk mungojnë dhe në Francë janë të sigurt se gjyqtari ka gabuar me golin e Mesit.




Bëhet fjalë për golin që argjentinasi shënoi në shtesë, kur ia doli të çonte në portë një pasim të Lautaro Martinez, me topin që kaloi vijën fatale mëse mjaftueshëm për t’ia bërë të thjeshtë gjyqtarit Marciniak vendimin. Por gazeta “L’Equipe” bën të ditur se sipas rregullave të lojës, ky gol duhej anuluar.

Shkak për këtë është fakti se në rregullore te IFAB ka të përcaktuar se një gol anulohet nëse në fushën e lojës hyjnë persona të tretë. Kjo e kanë bërë pjesëtarët e stolit të Argjentinës, disa prej të cilëve ishin në fushë në ato momente pasi kishin nisur të festonin që të gjuajtja e parë e Lautaro Martinez që u ndal nga Loris.

mesi gol

Neni 3, paragrafi 9 i Rregullores së Futbollit parashikon që: “Nëse pas shënimit të golit, gjyqtari kupton para rinisjes së lojës se një person ekstra ishte në fushën e lojës kur goli u shënua, atëherë gjyqtari duhet të anulojë golin nëse personi ekstra është:

Një lojtar, zëvendësues, i zëvendësuar, lojtar i ndëshkuar me karton të kuq apo zyrtar i skuadrës që shënoi golin. Loja duhet të rifillojë me një goditje dënimi direkte nga pozicioni i personit ekstra”.

neniiii

Një rregull që nuk zbatohet asnjëherë, ndonëse rastis që ndodh shpesh që personat e pankinës shkelin mbi vijat e fushës, por që në rastin në fjalë, francezët insistojnë se duhej të ishte respektuar rregullorja.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.