AKTUALITET

Foto-Lajm/ Akulli mbulon Dibrën, rruga Qafë Buall-Krastë kalohet me vështirësi

11:14 - 20.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoferët të cilët përshkojnë rrugën Qaf Buall-Krastë duhet të kenë kujdes, pasi segmenti hyrës është mbuluar me akull.




Mësohet se akulli i krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjes së djeshme, ka bërë që kalimi i mjeteve të jetë i rrezikuar.

Rruga Qaf Buall – Krastë
Rruga Qaf Buall – Krastë

 

Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve janë shprehur se në këtë aks nuk është ndërhyrë për të hedhur kripë, ndaj dhe vështirësia për të kaluar është kaq e madhe.

“Gjendja e rrugës është me akull e gropa. Nuk është ndërhyrë, as kripë nuk është hedhur. Tani është bërë me fat, ose kalon ose nuk kalon,. Po erdhe në shtëpi mirë, po nuk erdhe nuk dimë”, ka thënë një prej shoferëve.

Kujtojmë se në këtë aks rrugor gjatë periudhës së dimrit krijohet rrezikshmëri për qindra banorë të Martaneshit dhe subjekteve minerare lëvizin çdo ditë, sidomos gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.