BLUETOOTH

Ish-producenti i Hollywood, Weinstein, sërish fajtor për abuzime seksuale

22:45 - 20.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dikur ishte nga njerëzit më të rëndësishëm në Hollywood, por sot pas hekurave të burgut, Harvey Weinstein është shpallur përsëri fajtor për të tjera abuzime seksuale.




Ish-producenti i Holywoodit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor sërish nga një gjykatë amerikane për krime seksuale.

Ndërsa ishte dënuar më herët me 23 vjet burg, Weinstein do të ketë dënim të shtuar për abuzimet e tij seksuale. Për lëvizjen “Me Too”, ky është një lajm shumë i mirë, pasi thotë se drejtësia vjen dhe persona të rëndësishëm japin llogari për keqbërjet e tyre.

Më shumë se 80 gra kanë dalë për të dëshmuar ndaj Weinstein, dikur ndër njerëzit më vip të Holywood, ndërsa sot pas hekurave të burgut.

Aktivistë të shumtë të të drejtave të njeriut e kanë ndjekur me vëmendje këtë gjyq të rëndësishëm, pasi, sipas tyre, po flasim për një person që ka shfrytëzuar pozicionin e tij t për të abuzuar seksualisht me gra të shumta.

Ndërkohë, avokatët e Weinstein mbrohen duke thënë se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale, teksa gjykatësit kanë dhënë të drejtë vetëm në pak raste, duke lënë mbi supet e Weinsteinit akuza të forta për abuzimet që ka bërë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.