AKTUALITET

Pjesë edhe Shqipëria/ Europoli ‘shkatërron’ 59 grupe të trafikut të ilaçeve, sekuestrohen 40 milionë euro barna

10:59 - 20.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një megaoperacion i zhvilluar në 28 vende të botës, ka shkatërruar 59 grupe të cilët tregtonin ilaçe të falsifikuara.




Mësohet se pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe Shqipëria, ku oficerët e rendit kanë arritur të sekuestrojnë mbi 40 mln euro barna.
Raportohet se deri më tani janë arrestuar ose raportuar në organet e drejtësisë 349 të dyshuar, si dhe është sekuestruar një sasi e madhe barnash.

Pjesë e këtyre mallrave të falsifikuara kanë qenë produkte dhe substanca dopingu dhe suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Ja çfarë është sekuestruar nga operacioni Shield III:

  • sekuestrohen mbi 40 milionë euro;
  • sekuestrohen më shumë se 10.5 milionë njësi ilaçesh dhe substancash dopingu;
  • janë sekuestruar mbi 1 milion teste të falsifikuara për COVID;
  • mbyllen 10 laboratorë nëntokësorë;
  • 588 faqe interneti të monitoruara;
  • 89 faqe interneti u mbyllën.

Nga ana tjetër mediat e huaja kanë bërë me dije se shitjet e këtyre produkteve kryheshin përmes faqeve të internetit dhe adresave të email të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.