BOTA

Shkruajtën historinë në Botëror, festë e madhe në Marok, tifozët presin lojtarët si heronj

23:59 - 20.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm Buenos Aires, Rabat po feston edhe një sukses, atë të kombëtares marokene të trajnerit Regragui.




Kombëtarja marokene, e katërta në Botërorin e Katarit dhe e para afrikane që ka arritur në gjysmëfinale, u kthye në Marok dhe autobusi me Amrabat & Co u përshëndet nga një lumë njerëzish që donin t’i falënderonin për emocionet e përjetuara gjatë Kupës së Botës.

Kjo përfaqësuese, edhe pse jo me emra të mëdhenj, ia doli të shkruajë historinë. Kujtojmë që ky ekip u eliminua në gjysmëfinale nga Franca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.