BOTA

VIDEO/ Publikohet shpërthimi i Deshamp në pushimin e ndeshjes që zgjoi Francën: Ata po luajnë këtë ku*vë finale

17:57 - 20.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ishte një nga më emocionueset e këtij kompeticioni për mënyrën se si rrodhën ngjarjet dhe ku në fund Argjentina fitoi vetëm falë penalltive. Meritë e transformimit të ndeshjes ishte një zgjim i vonuar Francës e cila nuk po bënte asgjë në pjesën e parë të duelit.




Dhe ndoshta për këtë zgjim ka shërbyer fjalimi motivues që mbajtën në pushimin e sfidës Kilian Mbape dhe Didier Deshamp. Sulmuesi, i cili do të bëhej protagonist absolut me tre golat e tij në vazhdimin e ndeshjes, doli para skuadrës dhe bëri thirrje për reagim, siç tregon një dokumentar i TF1 që do të publikohet sot. “Po luajmë ndeshjen e jetës tonë”, u tha ai futbollistëve të tjerë.

Ndërkohë, një pjesë e fjalimit të Deshamp është publikuar edhe me video dhe tregon shpërthimin e teknikut të ”gjelave”. “Djem, po ua them këtë pa u inatosur. A e dini ndryshimin me ata me të cilët përballemi? Që ta luajnë këtë ku*vë finale të Kupës së Botës, ndërsa ne nuk po e luajmë”, tha me një shpërthim nervash Deshamp i cili qëlloi me pëllëmbë tavolinën në ato momente.

Një reagim që ndoshta shërbeu paksa për të vënë në shinat e duhura skuadrën e cila më pas prodhoi një futboll të denjë për një finale, edhe pse në fund e humbi atë nga gjuajtjet e penalltive.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.