AKTUALITET

‘Çmontohet’ grupi kriminal në Itali/ Sekuestrohet drogë me vlerë 15 milion euro, 5 shqiptarë të arrestuar

09:52 - 21.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka ‘çmontuar’ një grup të trafikut të drogës në Camp de Tarragona, ku në pranga kanë rënë 14 persona, mes tyre dhe 5 shqiptarë.
Mediat italiane bëjnë me dije se organizata kriminale kishte shtrirë aktivitetin në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo dhe vepronte prej vitit 2017 në Tiranë.




Raportohet se policia italiane ka sekuestruar gjatë operacionit 4890 bimë dhe 60 kg marijuanë, pra në total 2300 kilogramë drogë vlera e të cilave kalon 15 milionë euro.

“Në përgjithësi, aktiviteti hetimor, i cili kishte nisur tashmë në maj 2016, bëri të mundur sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë, duke u hequr shoqatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 15 milionë euro për një total prej rreth 7 milionë të vetme.. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Barit, të datës 10 maj 2021, u vendosën dënime nga 2 deri në 20 vjet, duke u njohur edhe nga Gjykata e Lartë e Kasacionit, lidhur me veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të drogës”, raporton media italiane ‘Bari Today’.

Transporti bëhej gjithmonë nëpërmjet detit dhe më pas dërgoheshin në depot e vendosura në Bari dhe provincat e tij për t’u shpërndarë në rrugë tokësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.