BLUETOOTH

Dan Bilzerian “turpëron” publikisht Salt Bae me fakte: Ai është i çuditshëm dhe memec, ngeli duke më dërguar foto me celular

19:05 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Salt Bae është paraqitur në shumë artikuj këto ditët e fundit, por jo për shkak të mënyrës se si ai vendos kripën në mishin e tij. Pas momentit të sikletshëm me Lionel Messin, Dan Bilzerian rikthen në lajme emrin e shefit të kuzhinës duke e ekspozuar publikisht.




Në një video që ka shpërndarë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, Dan Bilzerian, i njohur si “Mbreti” i Instagramit siç e quan ai veten, tregon se Salt Bae i ka dërguar fotot e tij që nga viti 2015.

Bilzerian, siç shihet edhe nga klipi, nuk i është përgjigjur asnjëherë, por shefi turk prej vitesh vazhdon t’i dërgojë foto dhe selfie. Në mbishkrimin e videos, Bilzerian shkruan: “Të gjithë thonë se Salt Bae është i çuditshëm, e njoh prej vitesh”, ndërsa në fund shton “çfarë budallai”.

Shikoni videon

Gjithçka nisi me një video nga finalja e Kupës së Botës, ku shefi turk tërheq Lionel Messin për të bërë një foto së bashku. Pas shumë përpjekjesh ai arrin të marrë foton e dëshiruar por reagimet e shkaktuara ishin të shumta. Shefi turk mund të ketë arritur më në fund të bindë top futbollistin për një selfie, por nuk ka arritur të bindë ndjekësit se kapiteni i Argjentinës e njihte.

Kështu më vonë ai ka postuar në llogarinë personale në Instagram një video të vizitës së Messit në restorantin e tij në Dubai në vitin 2018 për të treguar se të dy janë “të afërt”. Madje, në atë vizitë, ylli i atëhershëm i Barcelonës kishte me vete edhe mesfushorin e atëhershëm të Manchester United, Paul Pogba, për të cilin shefi turk kujdesej veçanërisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Por në vend që të qetësonte ndjekësit e tij, të cilët e kritikuan atë për ndjekjen e Messit dhe për mbajtjen i vetëm të trofeut, i cili sipas FIFA-s, vetëm një grup shumë i përzgjedhur lejohet të prekë dhe të mbajë njerëz, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe drejtuesit e shteti, i zemëroi më së shumti.

“Një video e vitit 2018 nuk do të të shpëtojë, o burrë,” i thotë një ndjekës, duke i kërkuar që të kontrollojë egon e tij. “Ti u përpoq të futeshe me forcë dhe Messi të tregoi kufijtë e tu. Ngritët trofeun sikur të ishit pjesë e ekipit dhe të grisni medaljet e tyre. Duhet të dish limitet e tua njeri”, komenton një tjetër. “Tani po përpiqeni të na bindni se jeni miq”, shton një tjetër ndjekëse e shefit turk.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.