LAJMI I FUNDIT

Deklarata e Kurtit për heqjen e barrikadave/ Ministri serb: Kosova do të na largojë me dhunë nga banesat tona…

10:17 - 21.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për heqjen e barrikadave.




Në një intervistë për median RTS, Vuçeviç tha se deklarata e Kurtit lë të nënkuptohet se ka një kërcënim për Serbinë dhe popullin e Kosovësm duke pohuar se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat.

Sipas tij ky është një mesazh i qartë se Kurti nuk kujdeset për viktimat njerëzore dhe kryeministri nuk po heq dorë nga kryerja e terrorit ndaj serbëve dhe dhuna për largimin sipas tij të serbëve nga banesat e tyre.

“Kurti dëshiron të paraqesë se vetëm ato barriera janë problem, çdo gjë tjetër është ideale, kështu që kur ta heqin, sado njerëz të vuajnë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për të gjithçka do të jetë ideale”, tha ai ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.