AKTUALITET

Emri/ U kap në ‘shtëpi bari’, 22-vjeçari shqiptar: I kërkoj falje Britanisë, isha në gjakmarrje ndaj erdha të kultivoj kanabis

10:57 - 21.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shpeshta janë lajmet për arrestimin e shqiptarëve në Angli të cilët kapen duke kultivuar kanabis, në ‘shtëpi bari’. Mediat e huaja kanë publikuar rastin e 22-vjeçarit Xhesi Hajdarit i cili në momentin që ka tentuar të largohet ka rënë nga çatia dhe është arrestuar nga policia.




Pas arrestimit, i riu është dënuar me 7 muaj burg, ku përballë autoriteteve ai është shprehur: Më falni Britanisë së Madhe dhe më fal gjykatës.

Ai ka rrëfyer përpara trupit gjykues se “në Angli ka shkuar për të punuar në ndërtim, dhe më pas është takuar me dy shokë shqiptarë të cilët e kanë orientuar dhe lidhur me njerëz që merren me drogë, ku edhe u përfshi”, raporton media Birmingham Live.

Nga ana tjetër avokati i Hajdarit ka thënë: Jeta e tij në Shqipëri është e vështirë dhe se ka vetëm nënë dhe motrën. Për shkak të përfshirjes në gjakmarrje babai dhe vëllai i tij janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Arsyeja përse kishte udhëtuar drejt Britanisë ishte të ndihmonte familjen.

Por gjykata e ka parë të papërshtatshme pezullimin e dënimit për shkak të ‘rrethanave të Hajdarit në këtë vend’ si dhe natyrës së veprës penale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.