AKTUALITET

“Inceneratorët”, Rama replikë me Shehaj: Bëni akuza ekstreme penale pa fakte

21:37 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Rama se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë.




“Inceneratori i Tiranës i është dhënë Klodian Zotos, ju në fillim thatë që s’do ishte zoto por do ishte një sipërmarrje e madhe italiane. Pastaj zbuluam që nuk kishte kompania të huaj, ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin. Të njëjtën ditë që firmosët kontratën, zoto ia transferoi kontratën një kompania offshore në Holandë. Dolën që zoto ka krye korrupsion dhe prapë koncesionet të Elbasanit dhe FierIt janë të sekuestruar, i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një kompania offshore në Holandë, teorikisht”, tha ai.

Kryeministri i vendit Rama iu përgjigj nga Kuvendi, ndërsa ka folur edhe për çështjen e inceneratorëve. Ai iu drejtua opozitës dhe tha ase ato përmendin emra, të cilët nuk i njeh personalisht.

Sipas tij, deputetët e opozitës shkojnë në Kuvend dhe ngrenë akuza të forta penale, por këto akuza i bëjnë pa pasur asnjë fakt.

“Ju përmendi emra që unë nuk e di kush janë dhe çfarë lidhje kanë. Ku janë provat? Ju kuptoj, ju vini këtu dhe bëni akuza ekstreme penale pa fakte, sepse i bëni vetë. Ose i keni bërë vetë, ose po të ishit në pozitën që kishit mundësi ta kishit bërë, do ta bënit”, theksoi Rama.

Ai u ndal konkretisht për inceneratorin e Tiranës teksa shtoi se pagesat kryhen për shërbimet e kryera, ndërsa tha se nëse nuk bëhet kjo gjë kryeqyteti bëhet gangrenë e madhe ndotjeje.

“Të ndalohen pagesat për tre ditë, shikojeni se çfarë bëhet pastaj. Është shërbimi që paguhet, nuk paguhet ai që është në kërkim. Kërkim ose jo kjo nuk është puna jonë, është punë e prokurorisë. Paguhet shërbimi për këtë kryeqytet që është i pastër dhe sikur të mos jetë ai shërbim bëhet si ajo situatë në Durrës verën e shkuar”,  tha Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.