LAJMI I FUNDIT

Ish-trajneri i Argjentinës e thotë hapur: Messi është më i mirë se Maradona

10:56 - 21.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Horge Sampaoli ka ndikim e tij në këtë Botëror të fituar të Argjentinës edhe pse indirekt. Ish-trajneri i bardhekaltërve, sot në stolin e Sevijas, la shumë për të dëshiruar në Rusi në 2018- ën dhe u largua duke e lënë kombëtaren në një moment jo të mirë. Atëherë vendin e tij e mori Lionel Skaloni, zëvendësi i tij, sot trajneri i kampionëve të botës.




Skaloni në fakt, hapat e parë i ka hedhur pikërisht në stafin e Smapaolit, të cilit iu bashkua si analizues i rivalëve në eksperiencën e parë te Sevija të Sampaolit.

Më pas me marrjen e drejtimit të kombëtares, ky i fundit e mori me vete, për t’i lënë më pas në dorë të ardhmen e asaj që do të quhej sipas tij, “La Skaloneta” dhe sot Sampaoli nuk mundet veçse ta vlerësojë pasardhësin e tij: “Skaloni i hodhi hapat e parë me ne dhe arriti diçka të pabesueshme për të gjithë popullin argjentinas. Është një meritë shumë e madhe për një trajner të ri si ai”.

MESI DHE MARADONA – Ish-trajneri i Argjentinës tha fjalën e tij edhe mbi debatin që vazhdon të ekzistojë, atë mbi argjentinasin më të mirë: “Mesi dhe Maradona kanë luajtur në dy kohë të ndryshme. Për karrierën që ka pasur mendoj se Mesi është më i miri i historisë. Ka pasur një karrierë të qëndrueshme, ka qenë numri 1 në botë për shumë kohë, ka fituar shtatë “Topa të Artë”. Nga ana tjetër, Diego nuk pati vazhdimësi, nuk rezistoi në kohë, por gjithsesi duke qenë një lojtar vendimtar në çdo ndeshje që luante. Edhe Mesi ama e pati këtë efekt dhe përfundoi duke u shpallur kampion bote në moshën që ka dhe duke qenë golashënuesi më i mirë argjentinas në këtë kompeticion. Për mua kjo e ka shndërruar në më të mirin e historisë, për qëndrueshmërinë dhe diferencën që bëri”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.