AKTUALITET

“Ju lutem flisni për torturat”/ Kërcënon kryeministrja e Serbisë: Jemi në prag të një konflikti të armatosur me Prishtinën

15:15 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka ftuar sot organizatat joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë dhe Metohi, citojnë mediat serbe.




Në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, Brnabiç theksoi se në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”, tha Brnabiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.