AKTUALITET

OBSH: Shumë të shqetësuar për Kinën, ja parashikimet për ‘shpërthim’ të rasteve të koronavirusit

18:44 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për rritjen e infeksioneve Covid-19 në Kinë dhe theksoi se mbështet vendimin e qeverisë për të fokusuar përpjekjet e saj në vaksinimin e njerëzve me rrezik më të lartë në të gjithë vendin, tha sot shefi i OBSH-së.




Numri i infeksioneve është rritur së fundmi në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe parashikimet sugjerojnë se Kina mund të përballet me një shpërthim infeksionesh dhe më shumë se një milion vdekje vitin e ardhshëm.

“OBSH është shumë e shqetësuar për situatën në zhvillim në Kinë, me raporte në rritje të infeksioneve serioze”, u tha gazetarëve drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros theksoi se Agjencia ka nevojë për informacion më të detajuar mbi ashpërsinë e situatës, pranimet në spital dhe kërkesat për mbështetjen e njësisë së kujdesit intensiv për të pasur një vlerësim gjithëpërfshirës të situatës.

Më herët sot, qeveria gjermane konfirmoi se kishte dërguar grupin e saj të parë të vaksinave BioNTech Covid-19 në Kinë për t’u administruar fillimisht te emigrantët gjermanë. Kjo është vaksina e parë jo-kineze e koronavirusit që përdoret në Kinë.

Nga ana e tij, Dr. Michael Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, tha se normat e vaksinimit në Kinë ishin “të papërshtatshme” për një vend të madhësisë së tij, por theksoi se autoritetet kineze shëndetësore kishin bërë përparim në vaksinimet gjatë dy javëve të fundit. Ai i kërkoi Pekinit të importojë më shumë vaksina mRNA.

Në të njëjtën kohë, zyrtari i OBSH-së theksoi se rastet e raportuara të sëmundjes në Kinë mund të jenë larg realitetit aktual, pasi vendi përpiqet të mbledhë të dhëna në kohë reale të Covid-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.