AKTUALITET

Putin pretendon se lufta në Ukrainë ishte “e pashmangshme”: Ne do i arrijmë synimet tona

15:32 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se “u bë e qartë” se lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme, duke pretenduar se është “më mirë sot se nesër” që ndodhi.




“U bë e qartë se përplasjet me këto forca, përfshirë në Ukrainë, ishin të pashmangshme. Pyetja e vetme ishte se kur do të ndodhte”, tha ai gjatë një takimi të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

“Sigurisht që operacionet ushtarake shoqërohen gjithmonë me tragjedi dhe humbje të njerëzve. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por meqenëse ishte e pashmangshme, më mirë sot se nesër”, vazhdoi ai.

Ai përsëriti se synimet e Rusisë në Ukrainë do të arrihen.

Ai tha gjithashtu se Moska nuk ka “kufizime” kur bëhet fjalë për financimin e ushtrisë së saj.

“Qeveria do të japë gjithçka që i nevojitet ushtrisë,” tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.