AKTUALITET

Skandali i Brukselit, zyrtarja e lartë europiane, Eva Kaili ndihet e tradhtuar nga partneri i saj

17:57 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme, avokati i zyrtares sw lartw europiane, Michalis Dimitrakopoulos ka zhvilluar një takim me klienten e tij, Eva Kaili, për rreth katër orë. Në takimin e zhvilluar në burgjet e Harenit, në Belgjikë, ku po mbahet eurodeputetja greke, ishte i pranishëm edhe avokati tjetër i saj, Andre Rizopoulos, për të përcaktuar linjën e saj të mbrojtjes në lidhje me akuzat me të cilat përballet nw rastin e ‘Katargate’.




Në deklaratat e tij pas takimit, z. Dimitrakopoulos tha se Eva Kaili është në gjendje të keqe psikologjike dhe të trazuar, ndërsa ndihet e tradhtuar nga partneri i saj, Francesco Giorgi. “Kemi kaluar shumë orë me zonjën Kaili. Është një ditë kur gjykohet liria e saj personale dhe nuk ka të mirë më të madhe se liria”, shtoi ai.

“Nuk do të bëj asnjë deklaratë për thelbin e çështjes. Nesër nuk do të shqyrtohet nëse është fajtore apo e pafajshme, por nëse duhet të lirohet apo të qëndrojë në burg”, ka komentuar më tej ai, ndërsa shton se Eva Kaili nuk është as e dyshuar e arratisur dhe as nuk ka mundësi të shkatërrojë provat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.