LAJMI I FUNDIT

Van Gal i ‘shkel’ syrin Portugalisë: Jam pensionist, por do më pëlqente

18:34 - 21.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Portugalia është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Fernando Santos, për shkak të dështimit në Botërorin e Katarit. Objektivi i parë ishte Zhoze Mourinjo, por trajneri i Romës refuzoi të marrë drejtimin e kombëtares luzitane.




Ka edhe vetëofrime ndërkohë dhe bëhet fjalë për një emër të madh, si Luis van Gal. Holandezi ka dalë hapur, duke thënë se do ta mirëpriste një telefonatë nga drejtuesit e federatës portugeze.

“Jam sërish në pension, por do ta dëgjoja propozimin, nëse do të më thërrisnin. Më shumë nuk mund të them”, – ka deklaruar gjatë një eventi trajneri holandez, që prej vitesh jeton në Portugali.

Van Gal e kishte paralajmëruar largimin nga Holanga pas Botërorit. Ai është i lirë aktualisht dhe duket se e ka me qejf të marrë drejtimin e Portugalisë. Mbetet të shihet tani, nëse drejtuesit e futbollit portugez do ta marrin apo jo në konsideratë si kandidaturë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.