LAJMI I FUNDIT

Befason kryeministri i Hungarisë, Orban: Historia e Mesit, e shkruar në Bibël

07:40 - 22.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë është siguruar të marrë të gjithë vëmendjen me komentet e tij mbi Lionel Mesin në një intervistë për revistën sportive “Nemzeti Sport”. Si një i apasionuar pas futbollit, politikani është edhe një ndër fansat më të mëdhenj të “Pleshtit” dhe nuk e ka fshehur këtë dhe në deklaratat e tij.




“Diskutimi është zgjidhur, nuk besoj se ka më dyshime mbi këtë temë: Mesi është më i miri i të gjitha kohërave. Nuk besoj se ka një histori të krishterë më të pastër se kjo. Fitorja e tij dhe e Argjentinës është e shkruar, është ashtu si thuhet në Bibël:

“I vogli (referuar nofkës “Pleshti”), do të jetë më i madhi. Ashtu ndodhi”, u shpreh kryeministri hungarez që pavarësisht gjithë kësaj, nuk hezitoi të komplimentonte Mbapenë për paraqitjen e tij: “Mbape ishte special dhe i jashtëzakonshëm dhe në finale e bëri të qartë që është ai pretendenti kryesor për fronin që mban Mesi”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.