AKTUALITET

Brnabiç: Situata në Kosovë, e vështirë. Durimit të serbëve po i vjen fundi, ndërkombëtarët…

22:45 - 22.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ka folur për tensionet në Veri të Kosovës.




Ajo ka deklaruar se durimit të serbëve po i vjen fundi, ndërsa i ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtare që të tregojnë mirëkuptim për problemet e tyre.

“E vetmja gjë që duan serbët në Kosovë është respektimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i të drejtave të njeriut për të gjithë dhe të drejtat themelore të njeriut. Nëse dikush do të arrestohet, duhet të dihet pse, që familja ta dijë arsyen, ta dinë se ku është personi i arrestuar, nëse është mirë, a ka marrë mjekim nëse merr ndonjë terapi, dhe jo se njerëzit arrestohen dhe keqtrajtohen vetëm pse janë serbë”, ka thënë ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.