BOTA

Franca synon të vaksinojë zogjtë kundër gripit deri në vjeshtë 2023

22:30 - 22.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E përballur, si pjesa tjetër e Evropës, me një epizootikë shkatërruese, e cila çoi në therjen e dhjetëra milionë zogjve në kontinentin e vjetër, Franca vendosi sot synimin për të nisur vaksinimin e parë të shpendëve në vjeshtën e vitit 2023.




Nga 1 gushti deri më 21 dhjetor, gripi i shpendëve vrau 3.3 milionë zogj – gjysma e tyre rosa. Vetëm nga fillimi i dhjetorit janë therur 2 milionë zogj, sipas shifrave të Ministrisë së Bujqësisë.

Pavarësisht pengesave të shumta, ministria prezantoi sot skicat e përgjithshme të një plani veprimi “për të shmangur një krizë të re” vjeshtën e ardhshme. Kjo është një sfidë e vërtetë, pasi aktualisht nuk ka një vaksinë mjaft efektive të miratuar për treg – nuk ka gjithashtu një rregullore evropiane për vaksinimin e shpendëve.

Bazuar në orarin e paraqitur sot, rezultatet e para të eksperimenteve laboratorike do të dihen rreth muajit mars 2023. “Deri më tani, është inkurajuese, ka një përgjigje të mirë ndaj virusit”, tha ministria. Në muajin mars, Shërbimi Kombëtar i Sigurisë Shëndetësore (ANSES) duhet të paraqesë gjithashtu “skenarët” e ndryshëm për vaksinimin. Ajo do të vendosë, për shembull, me cilën specie të fillojë. Rosat dhe gjelat janë zogjtë më të ndjeshëm.

Më pas shteti francez do të përcaktojë strategjinë e vaksinimit, do të vlerësojë kostot dhe do të vendosë se kush do të paguajë. “Nëse gjithçka shkon mirë, në maj do të kemi vaksina funksionale, të licencuara, si dhe një strategji shëndetësore dhe financiare”, përmbledh ministria.

Agjencitë evropiane vlerësojnë se gripi i shpendëve të këtij viti është “më shkatërruesi” në historinë e Evropës. Më shumë se 50 milionë zogj u therën në fermat e shpendëve në një vit.

Vala e mëparshme e sëmundjes në Francë (fundi i nëntorit 2021-mesi i majit 2022) çoi në vrasjen e më shumë se 20 milionë zogjve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.