AKTUALITET

‘Kasapi’ do ta paguajë tani! Merret vendimi, Nussreti nuk do të jetë kurrë pjesë e kompeticioneve të mëdha sportive

16:06 - 22.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i njohur turk Nusret ka qenë në qendër të kritikave ditët e fundit si pasojë e sjelljes së tij të pabesueshme dhe provokuese në finalen e Botërorit.




US Open Soccer Cup, Kupa e Futbollit në SHBA ka bërë një postim duke shkruar se do të përjashtojë ‘ish-kasapin’ nga finalja e vitit të ri, pas sjelljeve të tij në ndarjen e Kupës së Botës, të dielën e kaluar. Organizata e ka bërë të ditur vendimin e saj me një postim modest në Tëitter që ka ngarkuar në llogarinë zyrtare që mban në platformë, pak kohë më parë.

Mbi 135 mijë persona duartrokitën brenda një ore vendimin me disa skuadra nga liga MLS që komentojnë më poshtë duke i dhënë humor postimit duke qenë se shefi i famshëm i kuzhinës vështirë se do të ishte “i pranishëm” në finalen e kompeticionit në fjalë.

Në të njëjtën kohë, shefi i famshëm i kuzhinës vazhdon të kritikohet pa mëshirë nga miliona përdorues në rrjetet sociale, ndërsa topin e merr edhe shefi i madh i FIFA-s, Gianni Ifandino.

Sipas Daily Mail, ishte miqësia shumë e ngushtë e Nusretit me presidentin e FIFA-s që i siguroi atij një leje për të hyrë në të gjitha zonat e stadiumit. Në fakt, biznesmeni Simon Jordan, ish-pronari i Crystal Palace foli për favorizim absolut nga FIFA ndaj Salt Bae dhe lejimit që iu dha.

Ai që e lejoi të zbriste në fushë, të ndiqte Messin dhe këdo tjetër që mund të gjente për gjysmë ore për një selfie dhe në fund të mbante trofeun në duar, i cili lejohet vetëm për një grup të vogël njerëzish.

Dhe ishte kjo gjendje shpirtërore e pangopur vetë-promovuese e tij që u kthye bumerang në fytyrën e tij, që nga e diela e kaluar ai merr kritika të ashpra për sjelljen e tij të papërmbajtur.

Po tentohet ta kuptojë ndryshe se duhet të ketë një masë kur ekspozohet në publik dhe që në kompeticione të tilla topografike të mos e “kapësh” Lionel Messin për pëlqime, duke e nxjerrë për foto. Nusret zgjodhi ta bëjë këtë dhe tani ka filluar të paguajë për të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.