LAJMI I FUNDIT

“Organika jonë është për titull”, Esat Mala i bindur: Vllaznia tregoi forcë karakteri

19:22 - 22.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lojtari i Vllaznisë, Esat Mala ka thënë fjalën e tij pas fitores 4-0 ndaj Teutës.




“Pozicionimi majtas besoj se mund të thuhet se ishte nja nga strategjitë se shumicën e ndeshjeve i kam zhvilluar djathtas dhe sot ishte nga e majta. Mendoj se ishte një strategji dhe besoj se funksionoi mirë sot.

Kur shoh organikën që ka Vllaznia, grupin e lojtarëve, cilësitë, normalisht ka pretendime për majat e kampionatit dhe kamponin, Gjatë rrugës nuk kemi pasur qëndrueshmërinë për të arritur ku jemi por nuk duhet të na harrojnë se kemi shumë ndeshje. Jemi një grup shumë i mirë, kjo ndeshje mund të jetë si pikë kthese dhe me hapat e duhur mendoj se mund të rikuperojmë shumë.

Normalisht që çunat diskutojnë humbjet e lëniet e pikëve, oshilacionet, uljet e ngritjet, Normalisht edhe presioni nga jashtë ndikon. Por ne bisedojmë e shtyjmë njeri-tjetrin që të gjejmë force nga kritikat, shtyjmë njëri-tjetrin që të gjejmë pikën e kthesës. Nuk është se ndikon shumë, por në momente te veçanta bëjnë diferencën. Sot treguam forcë karakteri të një grupi të bashkuar dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

E kemi pasur si pikë bisedimi që çdo ndeshje të futemi njëlloj, të mos ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje. Besoj se është psikologjike dhe se jemi duke ecur para në këtë drejtim dhe në vazhdim do të rregullojmë të gjithë gabimet se çdo ditë punojmë për këto gjëra”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.