LAJMI I FUNDIT

Pagjumësia/ Tre lëvizje dysheku që do t’ju relaksojnë para gjumit – çdokush mund t’i bëjë ato

19:59 - 22.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filozofia e jogës mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse dëshironi të qetësoheni dhe të relaksoheni pas një dite stresuese. Frymëzuar nga joga, ja tre ushtrime të thjeshta dhe variacionet e tyre që mund t’i bëni të shtrirë në dyshek, me lëvizje të qeta dhe komode, pa nxitim dhe pa presion. Të gjitha ushtrimet duhet të bëhen këndshëm dhe me kujdes. Qëllimi është t’ju relaksojë para gjumit, jo t’ju bëjë presion.




Ushtrimi i parë: Uluni rehat në skajin e shtratit tuaj me këmbët tuaja të sheshta në dysheme dhe shtyllën kurrizore drejt. Gërshetoni gishtat dhe vendosni pëllëmbët pas kokës, afërsisht në nivelin e syve, me gishtat e mëdhenj të drejtuar nga qafa dhe bërrylat jashtë. Merrni frymë thellë dhe hapni ngadalë gjoksin, duke hapur bërrylat aq sa të lejon trupi ndërsa shikoni drejt tavanit. Gjatë nxjerrjes mbyllni bërrylat dhe ulni mjekrën drejt gjoksit, pa e shtypur kokën me duar. Përsëriteni 6-8 herë.

Ushtrimi dy: Shtrihuni në shpinë dhe përkulni këmbën e djathtë afër gjoksit, ndërsa tjetrën e mbani drejt. Mbajeni për 3 frymëmarrje dhe më pas ndërroni këmbët.

Nga i njëjti pozicion përsëri përkulni këmbën e djathtë në gjoks dhe këtë herë kthejeni në të majtë derisa gjuri të mbështetet në shtrat. Mundohuni t’i mbani të dy shpatullat të relaksuara. Mbajeni për 3 frymëmarrje dhe ndërroni anët.

Ushtrimi i tretë: Shtrihuni në shpinë dhe vendosni këmbët tuaja në mur. Sillni legenin sa më afër murit. Mbajeni për 30” deri në 1” dhe ngadalë ulni këmbët anash. Këshillë. Nëse keni vështirësi ose ndjeni ndonjë shqetësim, vendosni një jastëk nën legen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.