LAJMI I FUNDIT

Preku Kupën e Botës/ E pëson keq kuzhinieri turk, përjashtohet nga finalet e rëndësishme

14:54 - 22.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuzhinieri turk Nusreti u fut në fushë pasi Argjentina u shpall kampione bote. Gjatë festimeve ai u filmua duke u përpjekur në çdo mënyrë për të prekur Kupën e Botës.




Një veprim që është kritikuar nga të gjithë, por edhe e ndaluar nga vetë rregullat e FIFA-s: “Trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket dhe mbahet në dorë vetëm nga një rreth i kufizuar njerëzish, duke përfshirë fituesit dhe krerët e shteteve”.

Duke qenë se ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj tij, janë marrë masat e parë për kuzhinierin e famshëm.

Përmes një postimi në Twitter, Kupa e Hapur e SHBA njoftoi se Nusreti do të përjashtohet për finalen e vitit 2023.

Lamar Hunt US Open Cup është kupa kombëtare e futbollit e Shteteve të Bashkuara. Ajo është gara më e vjetër zyrtare e futbollit në SHBA dhe organizohet nga Federata e Futbollit të SHBA-së. Në këtë kupë marrin pjesë të gjitha skuadrat nga Liga e Madhe Amerikane dhe Liga e Bashkuar e Futbollit dhe fituesi i finales fiton një kalim direkt në Ligën e Kampionëve CONCACAF.

 PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.