BOTA

VIDEO/ I lidhën vajzën dhe i morën bizhuteritë, pronari i argjendarisë ndjek nga pas dhe vret dy grabitësit

09:52 - 22.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grabitja e bizhuterisë nuk iu ka rezlutuar sipas planit dy hajdutëve, pasi janë vrarë nga pronari i argjendarisë.




67-vjeçari Mario Rogero, në prill të 2022 ndoqi, qëlloi dhe vrau dy grabitës të cilët hynë në dyqanin e tij dhe pasi lidhën vajzën e tij tentuan të arratiseshin me bizhutë e vjedhura.

Sipas avokatit, argjendari nga Italia është vënë në ndjekje të tre grabitësve të cilët kishin dalë nga dyqani i tij dhe qëlloi “për t’i vrarë, duke tejkaluar qëllimisht kufijtë e mbrojtjes së ligjshme”.

Videoja e kamerave të sigurisë tregon momentin kur grabitësit hynë në argjendarinë pasditen e 28 prillit. Tre grabitësit që kishin thika dhe një armë, e cila më pas rezultoi e rreme, kërcënuan se do të vrisnin 67-vjeçarin dhe i lidhën vajzën.

“Më vjen keq që ndodhi, është vërtet keq, por ishte ose ata ose unë. Me dorën e djathtë hapa arkën dhe me të majtën një sirtar që e dija se kishte armën time dhe kështu u gjendëm duke kërcënuar njëri-tjetrin… dhe më pas ata u larguan”, tha argjendari pas arrestimit .

Vrasësi i tmerrshëm kapet në kamera: Kam vrarë 5 persona duke i goditur me çekiç në kokë

Sipas shkresave, argjendari që ka ndjekur grabitësit, ka qëlluar pesë herë, si pasojë e të cilit dy nga grabitësit kanë rënë të vdekur pak metra larg argjendarisë, ndërsa i treti është plagosur dhe është dërguar në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.