AKTUALITET

EMRI/ Shkoi te stomatologu me dhimbje dhëmballe, por pasi kthehet në shtëpi vdes 32-vjeçari nga Kolonja

20:08 - 23.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërron jetë gjatë rrugës për në spital një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.




Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.

Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.