AKTUALITET

Hemilton fshin 2022-shin: Ishte sikur të kishte një fantazmë brenda makinës

15:37 - 23.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Ljuis Hemilton, lë pas krahëve pa pengje sezonin më anormal dhe më pak rezultativ të karrierës së tij.




“Në disa momente kemi bërë ndryshime që në pistë nuk kanë funksionuar. Herë të tjera kemi humbur mes zgjidhjeve të ndryshme dhe pa efikasitet. Kam provuar shumë gjëra dhe kam dështuar disa herë, por në fund të fundit kështu rritesh. Kështu shkoi ky vit.

Ishte gjithçka çështje dështimi, ambicjesh personale që duhen lënë mënjanë, duke forcuar raportet me nesh dhe komunikimin e brendshëmn. Nga një pikëpamje është një eksperiencë që na ka bërë të gjithëve më të fortë”, – është shprehur Hemilton. Anglezi mbyll portën e sezonit të parë pa fitore në karrierë, duke u munduar të gjejë anët pozitive. Ai është në kërkim të titullit të 8-të, që do ta lejonte ta largohej nga Botërori në mënyrën më të mirë të mundshme, si numri 1 i vitit dhe i të gjitha kohërave.

“Mendoj se e nisëm sezonin me një makinë që nuk e donim dhe e mbyllëm po me një makinë që nuk e donim. Hapi i parë përpara ishte Barcelona, që tregoi se ka potencial. Makina aty shkoi mirë, por garat e tjera ishin të komplikuara. Ishte sikur kishte një fantazmë brenda makinës dhe nuk e lejonte të ecte! Në Çmimin e Madh të Francës menduam sërish për një hap përpara, që u konfirmua më tej”, – ka shtuar Hemilton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.