AKTUALITET

Kanceri po e shkatërron nga brenda! Përkeqësohet shëndeti i Pele, familjarët po i thonë lamtumirë

20:22 - 23.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmet që vijnë për gjendjen shëndetësore të Peles nuk janë të mira. Sipas Infobae, një gazetë argjentinase, shëndeti i tij po përkeqësohet dhe situata e tij është kritike, aq sa anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë.




Legjenda 82-vjeçare braziliane është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për kancerin e zorrës së trashë, i cili thuhet se po përhapet.

Ai është në terapi intensive dhe mezi flet. Megjithatë, ai është i rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij të dashur, me të cilët do të kalojë Krishtlindjet: dy vajzat dhe gruaja e tij janë atje me të. Bota e futbollit mbetet pezull, ndërsa Pele vazhdon të luftojë me jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.