Kronikë

EMRI/ Po punonte në ndërtim, shqiptari humb jetën! U rrëzua nga skela

19:47 - 24.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekjen në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Veronës, pasditen e djeshme, në Itali.




Rreth orës 16:00, mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.