Kronikë

SKANDALI/ “Lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat”- Qytetari denoncon më zë e figurë policin, i kërkon ryshfet për të “kaluar mirë” Vitin e Ri

23:22 - 24.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një video e publikuar nga “Infrared”, zbulon një skandal me zë dhe figurë se si një efektiv policie, në hyrje të qytetit të Fierit, e kërcënon qytetarin me një gjobë të majme.




Më pas ai i kërkon lënien e “kafes” që mos të marrë gjobën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, në datë 21 dhjetor, rreth orës 16 e 40′ ndërkohë që qytetari që ka denoncuar pranë “Infrared” se efektivi i policisë vazhdimisht ka këmbëngulur që të merrte shumën prej 2000 lekësh të reja edhe pse nuk kishte shkelje, prandaj kjo ka qenë dhe arsyeja pse dhe e ka filmuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.