Kronikë

VIDEO/ Aksidenti në Sarandë/ Policia: Vajza e mitur iu shkëput nënës nga duart

13:23 - 24.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në Sarandë.




Një e mitur është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën me nënën e saj në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.

3-vjeçarja me iniciale A. M., është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ajo për një moment iu është shkëputur nënës nga duart dhe u aksidentua nga automjeti në rrugë.

Makina drejtohej nga 22-vjeçari M. Marku, banues në Ksamil. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.