Kronikë

VIDEO/ Arrestohen 11 persona në Spanjë, mes tyre edhe shqiptarë! Kreu i grupit kriminal hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë nga dritarja

19:17 - 24.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Goditet një grup kriminal që trafikonin lëndë narkotike në Spanjë, ku u arrestuan 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë.




Operacioni u zhvillua në qytetet Lloret der Mar dhe Vidreres. Gjatë bastisjes së një apartamenti, kreu i grupit kriminal hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë nga dritarja e banesës së tij.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, teksa efektivët arritën ta neutralizojnë kreun e grupit kriminal. Atij i sekuestruan armën e zjarrit, të cilën e kishte pa leje, si dhe një armë gjahu dhe municione luftarake.

Hetimi për grupin kriminal filloi në tetor të vitit 2021 kur oficerët e policisë zbuluan një organizatë kriminale që dyshohet se ishte e angazhuar në kultivimin dhe prodhimin e marijuanës në zonën e Girona-s.

Gjatë hetimit dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes policisë europiane, hetuesit arritën të konfirmonin se grupe të tjera kriminale transnacionale po udhëtonin drejt Lloret de Mar për të blerë këtë drogë.

Anëtarët e bandës kriminale kishin marrë me qira ambiente të ndryshme, shtëpi e apartamente në zonat periferike të Girona-s. Ata kishin përshtatur ambientet e brendshme të shtëpive, si dhe zonat e pyllëzuara në plantacione të kultivimit të kanabisit.

Drejtuesit kryesorë të organizatës bënin udhëtime të përsëritura në Shqipëri për të transferuar paratë që merrnin nga shitja dhe shpërndarja e drogës. Pasi në vend, ata gjithashtu u angazhuan në rekrutimin e njerëzve për t’i çuar në Katalunjë dhe për t’u kujdesur për plantacionet. Këta njerëz nuk kanë qëndruar kurrë më shumë se tre muaj në Spanjë, për të mos pasur nevojë të rregullojnë gjendjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.