AKTUALITET

VIDEO/ Dëshmia tronditëse e policit nga Elbasani: Kolegu bashkë me dy persona të tjerë më goditën me shufra hekuri e shkopinj gome…

12:05 - 24.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ENES MOLLA




Një debat i nisur muaj më parë midis dy kolegëve në radhët e Policisë së Elbasanit ka shërbyer si shkak për dhunimin me mjete të forta të njërit prej tyre.

Efektivi ka përfunduar në spital me fraktura të shumta në kokë. Të paktën tre persona të maskuar kanë ushtruar dhunë me mjete forta ndaj efektivit, ndërsa njëri prej tyre ka qenë pikërisht kolegu.

“Ishim në një drekë me kolektivët e punës. Pas mbarimit të drekës, shumica u larguan, por një pjesë qëndroi për të pirë kafe. Pasi u ngritën të gjithë, unë largohem i fundit për të zbritur nga lokali dhe shkoj drejt makinës sime. Aty vijnë disa djem që vijnë me kapuç dhe maskë. Gjatë përleshjes, kuptova që njëri prej tyre është Redi Mato, një koleg imi, punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Elbasanit. Djemtë kishin shkopinj gome dhe shufra hekuri dhe më lanë edhe pasojat që kam në kokë. Kanë qenë tre persona”, sqaroi efektivi për gazetën “Panorama”.

Shkaku i sulmit me mjete të forta ka qenë një debat muaj më parë, për të cilin polici thotë se ishte sqaruar.

“Kemi pasur një debat të vogël kohë më parë, por është sqaruar. Secili shihte punën e vet. Nuk kam pasur asgjë me të personale. Nuk kam parë shenja revoltimi tek ai përveç natës kur ndodhi ngjarja. Unë kam qenë i shoqëruar me një shokun tim që e lajmërova pasi nuk isha në gjendje të drejtoja mjetin. Dua që drejtësia të vihet në vend dhe asgjë më shumë”, deklaroi ai.

MASAT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pezulluar nga detyra të dy efektivët e Policisë. Prokuroria e Elbasanit po heton për të zbardhur rastin.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. /Panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.