Kronikë

Aksident në Vlorë/ Motori përplaset me makinën, lëndohet 40-vjeçari

09:45 - 25.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Risili të Vlorës.




U bë me dije se një motor është përplasur me një makinë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia thekson se ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 07:35, në afërsi të fshatit Risili, një motomjet tip “Honda” me drejtues shtetasin A. K., 40 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. N., 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. K, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.