Kronikë

Emri/ I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për drogë, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

11:15 - 25.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka arrestuar 31-vjeçarin e shpallur në kërkim Kristian Lacuku, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar 31-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.




Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Punë lokalizuese, mbështetur nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me mbi 4 vjet burgim, pasi iu gjetën në banesë, drogë dhe armë, lokalizohet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

-Kristian Lacuku, 31 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 04.02.2022, e ka dënuar 31-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në kuadër të operacionit “Neë start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku dhe F. T. (ende në kërkim nga shërbimet e Policisë), u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.