Kronikë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, arrestohet turku në areoportin e Rinasit! Në pranga përfundon edhe një kosovar, ja arsyeja e ndalimit

11:33 - 25.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë vënë në prangat e policisë gjatë kontrolleve të shtuara në pikat e kalimit kufitar me rastin e festave të fundvitit.




Policia bën me dije se në aeroportin e Rinasit është vënë në pranga një shtetas turk i cili do të ekstradohet drejt Gjermanisë për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë që Portin e Durrësit është arrestuar një 53-vjeçar nga Kosova i cili përdorte pasaportën e një personi tjetër duke shfrytëzuar ngjashmërinë që kishte me të.

Njoftimi i policisë

Vijojnë masat e shtuara në pikat tokësore të kalimit kufitar, në porte e aeroporte, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët e gjata për shkak të fluksit në rritje të shtetasve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Masa të shtuara edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e  personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Rinas një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërsa në Portin e Durrësit vihet në pranga një shtetas kosovar i cili për të kaluar kufirin, ka përdorur dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë ndaluar dhe arrestuar provizoritsht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, shtetasin turk B. T., 33 vjeç, banues në Turqi.

Nga verifikimet e kryera në hyrje të Republikës së Shqipërisë, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani.

Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.

Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

Policia Kufitare vijon kontrollet e alternuara në bazë të riskut dhe me përzgjedhje, si dhe në kufirin jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.