BOTA

Pesë dronë të Koresë së Veriut futen në territorin e Koresë së Jugut, Seuli kundërpërgjigjet

17:09 - 26.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet nuk thanë nëse ndonjëri nga dronët është rrëzuar, por agjencia e lajmeve Yonhap më vonë tha se ushtria e Koresë së Jugut qëlloi rreth 100 herë, por nuk arriti të rrëzojë asnjë dronë.




Në kuadër të përgjigjes së saj, ushtria e Koresë së Jugut dërgoi gjithashtu aeroplanë vëzhgimi drejt Koresë së Veriut për të fotografuar vendosjen e ushtrisë së saj, njoftuan zyrtarët.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha më herët se fluturimet nga aeroportet e saj Incheon dhe Gimpo u pezulluan për rreth një orë, me kërkesë të ushtrisë.

Ndërsa po përpiqeshin të ndalonin dronët, një aeroplan i lehtë sulmues i Koresë së Jugut, KA-1, u rrëzua pak pas nisjes nga baza e tij në Wonju në lindje të vendit, tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes. Dy pilotët e tij shpëtuan dhe ndodhen në spital.

Marrëdhëniet midis Phenianit dhe aleatit të Shteteve të Bashkuara, Seulit, janë për dekada në një pikë të ulët, por kohëve të fundit janë tensionuar edhe më shumë pasi një qeveri e re konservatore mori drejtimin e Koresë së Jugut, ndërsa Koreja e Veriut vazhdon programet e saj bërthamore dhe me raketa.

 

Seuli dhe forcat amerikane janë përgjigjur ndaj një numri rekord provash me raketa të Koresë së Veriut këtë vit, me stërvitje të shtuara ushtarake, të cilat Koreja e Veriut i sheh si përgatitje për sulm./VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.