Kronikë

“Autorët qëndruan 45 minuta në mes të vapës”/ Klodiana Lala: Ja çfarë mesazhi dhanë vrasësit e Ervis Martinajt

22:03 - 27.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka ‘zbërthyer’ mesazhin e ekzekutorëve të Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.




Ngjarja ndodhi më 17 korrik të këtij viti. Lala, e ftuar në ‘Open’ në ‘News24’ tha se autorët qëndruan për 45 minuta duke pritur shënjestrën e tyre, ndërsa pohoi se mesazhi ishte i qartë; ‘revashni nuk ndalet’.

“‘Revanshi nuk do të ndalet’ ishte mesazhi me vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij. Martinaj dilte në disa pamje filmike në rrjetet sociale ku fliste me efektivë policie. mënyra se si ndodhi ngjarja, mekanizmi, dëshmia, dëshmuan se ishte ngjarja më e rëndë e këtij viti, ku ishin shkrepur 3-4 karikatorë në një aks kryesor ku nuk lëvizën për orë të tëra makina. Automjeti ka qëndruar 45 minuta në pritje. Në pikën e korrikut, në 17 korrik ku ishte shumë nxehtë, autorët e dyshuar kanë qëndruar aty 45 minuta dhe kanë hapur vetëm një herë derën dhe s’ka asnjë imazh të tyre. Është ngjarje që nuk ka autorë. Ka pasur të pyetur, por sot që flasim nuk ka asnjë autor. Sfidoj policinë, policia më kërkoi që të dilja nga fshati, se ishte e trembur për të hyrë në këtë fshat, në Fushë-Kuqe. Është vend ku lulëzojnë fajde. Ne kemi dalë dhe ka qenë rreth 20-30 të mbrëmjes. Policia e Shtetit më kërkoi të dalë nga ky fshat.”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.