BOTA

Stuhia dimërore godet rëndë SHBA-në, së paku 28 persona kanë humbur jetën në Nju Jork

07:48 - 27.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Nju Jork, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi dimërore prej ditësh vijon të godasë Amerikën e Veriut.




Autoritetet kanë njoftuar se disa qytetarë ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë.

Ndërkohë meteorologët paralajmërojnë reshje të shtuara bore.

Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë të paktën 56 persona.

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.

Mark Poloncarz, ekzekutivi për Erie County ku ndodhet Buffalo, tha: “Ne mund të shohim një lloj drite në fund të tunelit, por ky nuk është ende fundi.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.